Bota

Arratiset një person nga burgu në Shkup, grabit armë në një bastore

 Arratisja e tij nuk ka zgjatur shume sepse është vënë në pranga nga policia.

20 Maj 2023, 17:52 Nga a.l
Arratiset një person nga burgu në Shkup, grabit armë në
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Një i burgosur është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Idrizovës. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet me dije se sapo ka dalë nga burgu, personi i identifikuar me iniciale D.K. ka grabitur një bastore me armë në ShkupArratisja e tij nuk ka zgjatur shume sepse është vënë në pranga nga policia.

“Policët e Departamentit për Çështje Kriminale në Gazi Babë dhe nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup, sot rreth orës 09:30 në zonën e Gazi Babës, kanë privuar D.K. nga Kumanova, i cili mëngjesin e sotëm është arratisur nga burgu. Mëngjesin e sotëm ai është arratisur nga IEVP Idrizovë ku ishte duke vuajtur dënimin me burg”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës dhe do të dërgohet në IEVP për vuajtje të dënimit. 

arratisje nga burgu ne shkup

Sondazh

Poll