Bota

Rrëzohet avioni në Alpet zvicerane, vdes piloti dhe dy pasagjerët

Rrëzimi i avionit të vogël turistik ndodhi në Ponts-de-Martel në malet Neuchâtel të Alpeve, pranë kufirit të Zvicrës dhe Francës

20 Maj 2023, 19:18 Nga m.s
Rrëzohet avioni në Alpet zvicerane, vdes piloti dhe dy
foto nga vendngjarja

ZVICËR- Një avion është rrëzuar në Zvicër, ku për pasojë kanë vdekur piloti dhe dy pasagjerë. "Protothema" shkruan se një aeroplan turistik është rrëzuar në Alpet zvicerane, duke vrarë tre persona. 

Një zyrtar lokal tha për RTN Radio se ka pasur viktima nga rrëzimi i avionit, por fillimisht nuk dha detaje. 

“Familjet e viktimave duhet të informohen së pari”, shpjegoi zëdhënësi i policisë, Georges-André Losuet. 


Disa orë më vonë, policia zvicerane njoftoi se ka tre të vdekur, piloti dhe dy pasagjerë. Rrëzimi i avionit të vogël turistik ndodhi në Ponts-de-Martel në malet Neuchâtel të Alpeve, pranë kufirit të Zvicrës dhe Francës.

Avioni ishte nisur nga Chaudes-de-Fonds për një fluturim kënaqësie në atë zonë. Avioni u rrëzua në një zonë të pyllëzuar dhe të pjerrët, gjë që pengoi përpjekjet e shpëtimit. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim, për shkaqet e aksidentit.

rrezohet avioni alpet zvicerane

Sondazh

Poll