Bota

Rrëzohet avioni luftarak F-18 në Spanjë, tym e flakë në vendngjarje, piloti pëson dëmtime në këmbë (VIDEO)

Piloti është gjetur i vetëdijshëm dhe është transferuar në spitalin Miguel Servet.

20 Maj 2023, 20:46 Nga m.s
Rrëzohet avioni luftarak F-18 në Spanjë, tym e flakë në
pamje nga avioni qe shpertheu ne flake

SPANJË- Në Spanjë është rrëzuar një avion luftarak. Piloti ka mundur që të shpëtojë, pasi ka qënë i pajisur me parashutë. Pamjet e rrëzimit të avionit luftarak F-18, janë të rënda. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Zaragoza të Spanjës.

Siç shihet në pamjet e frikshme të sekondave të fundit përpara se F-18 të binte në tokë, avioni del jashtë kontrollit në një trajektore pothuajse vertikale, derisa përplaset dhe shpërthen në flakë.

Piloti është gjetur i vetëdijshëm dhe është transferuar në spitalin Miguel Servet. Mjekët kanë thënë se është jashtë rrezikut për jetën, por ka dëmtime të rënda në këmbë. F-18 u shkatërrua plotësisht. Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

 

 

shperthen avioni spanje

Sondazh

Poll