Sport

Ancelotti tregon ‘paskuintat’ e të ardhmes së tij: "Dje u takova me Florentino Perez"

Carlo Ancelotti zbuloi takimin e paralajmëruar më parë me Florentino Perez të premten, gjatë të cilit presidenti i Real Madrid e siguroi trajnerin 63-vjeçar italian se ai kishte ende një pjesë të mbështetjes së tij.

20 Maj 2023, 17:38 Nga DOSJA

Ancelotti tregon ‘paskuintat’ e të ardhmes së tij:

SPANJE - Me skuadrën e ‘Santiago Bernabeut’ që humbi titullin e La Ligës në garën me rivalët e përhershëm të Barcelonës këtë sezon, si dhe eliminimin e dhimbshëm në gjysmëfinalet e Champions League nga Manchester City me rezultatin e përgjithshëm 1-5, ditët e fundit në Spanjë filloi të spekulohej se Ancelotti mund të mos vazhdojë më në pankinën e Realit nga vera.

Tifozëve të “galaktikëve” iu desh të kënaqeshin këtë sezon vetëm me fitoren e Kupës së Spanjës. Pak në kontekstin se skuadra e tyre sezonin e shkuar fitoi si titullin në Spanjë ashtu edhe Champions League.

Ky është konteksti në të cilin ishte krijuar një gjendje pasigurie për të ardhmen e Carlo Ancelottit në pankinën e madrilenëve, me të cilin italiani ka ende kontratë deri në qershor 2024.

Ancelotti tregon ‘paskuintat’ e të ardhmes së tij:

Tani, këto pikëpyetje janë shpërndarë nga vetë Carlo Ancelotti. Ai njoftoi se ishte takuar me Florentino Perez të premten dhe se presidenti i klubit ‘los blanco’ e kishte siguroi atë për mbështetjen e tij të plotë. Pra, duket mjaft e qartë, se trajneri italian do të qëndrojë në stolin e Realit edhe për të paktën një sezon.

Vetëm atëherë, Ancelotti mund të ndjekë disa oferta që ka marrë së fundmi, sigurisht nëse ato do të jenë ende të vlefshme në atë kohë. Për shembull, javët e fundit është folur shumë për mundësinë e emërimit të italianit si trajner i kombëtares së Brazilit.

“Kam takuar Florentino Perez dje dhe ai më mbështeti, ai beson te unë. Ne do të vazhdojmë së bashku. Klubi më garantoi të qëndroja. Brazili? Të gjithë e dinë se unë jam nën kontratë këtu dhe dua të qëndroj”,- tha Carlo Ancelotti të shtunën, cituar nga gazetari italian Fabrizio Romano.

Ancelotti tregon ‘paskuintat’ e të ardhmes së tij:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll