Sport

VIDEO/ Villarreal fiton në frymën e fundit (90’+4) dhe garon për Champions League

‘Nëndetësja e verdhë’ Villarreali doli fitimtar 2-1 nga “Montilivi” ndaj Girona dhe siguroi biletën europiane për sezonin e ri dhe mban gjallë betejën për Champions League.

20 Maj 2023, 17:01 Nga DOSJA

VIDEO/ Villarreal fiton në frymën e fundit (90’+4) dhe garon

SPANJE - Goli në kohën shtesë i Gerard Morenos i dha Villarrealit fitoren 2-1 ndaj Gironas në ndeshjen e 35-të të La Ligas.

‘Nëndetësja e verdhë’ siguroi praninë e saj në garat europiane në sezonin e ri, ndërsa mban gjallë shpresat në betejën për në ‘Top-4’- shen kundër Real Sociedad.

Jeremy Pino hapi rezultatin vetëm në minutën e 9-të për Villarealin

Ndërkohë që David Lopes barazoi në minutën e 24-t rezultatin për Gironan.

“Nëndetësja e verdhë” kishte epërsinë, kryesisht duke luajtur me kundërsulme.  Katalanasit e Gironas kanë qenë surpriza e këtij sezoni, por në këtë ndeshje nuk kanë mundur të gjejnë golin e fitores. 

Këtë e bëri Morenos, i cili shënoi 2-1 në minutën e 4-t të kohës shtesë të fundndeshjes.

Me 60 pikë renditen në vendin e pestë, ndërsa Girona me 48 pikë renditet e teta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll