Bota

Gjermani-Kosovë, 15 vjet marrëdhënie diplomatike/ Ambasadori Rohde: S'më vjen në mend ndonjë shtet tjetër që të zëvendësojë Kosovën në marrëdhëniet që kemi

Fushat sipas të cilit shteti gjerman ka përkrahur Kosovën janë arsimi, energjia e sundimi i ligjit.

20 Maj 2023, 16:17 Nga a.l
Gjermani-Kosovë, 15 vjet marrëdhënie diplomatike/ Ambasadori
Jorn Rohde

KOSOVË- Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare. Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.

“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë… Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Gjermania i ka ndihmuar shumë Kosovës në të gjitha fushat.

Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na e njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj. Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë”, tha ai. 

Fushat sipas të cilit shteti gjerman ka përkrahur Kosovën janë arsimi, energjia e sundimi i ligjit. Kurti rikujtoi se Gjermania ka njohur Kosovën dhe ishte ndër vendet e para.

jorn rohde

Sondazh

Poll