Sport

VIDEO/ Tottenham humbet dhe e shikon Europën t’i largohet. Brentford ‘show’...

Në javën 37-të, Spursat humbin 3-1 në shtëpi nga Bentford, të cilët në pjesë e dytë shkëlqyen

20 Maj 2023, 16:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Tottenham humbet dhe e shikon Europën t’i largohet. Brentford

ANGLI - Brentford mundi Tottenhamin me rezultat 3-1 këtë të shtunë, pas një pjese të dytë ëndërrimtare. 

Harry Kane bëri rezultatin 1-0 për Spurs pas vetëm 8 minutash, me një gol të shkëlqqyer. Ky rezultat mbeti deri në pushim. 

Për pjesën e dytë, megjithatë, një 'show' nga Mbeumo, që i ndëshkua Spurs. Kamerunazi shënoi golin e barazimit në të 50' dhe përmbysi rezultatin për Brentford.

Dhe menjëherë më pas, në minutën e 62-të shënoi golin e dytë. 

Në mbyllje të ndeshjes, në të 88-tën minute po Mbeumo asistoi për Wissa, i cili e fiksoi rezulatin në 3-1. 

Me këtë rezultat, Tottenhami i sheh vendet evropiane t’i largohen më tepër, duke zënë aktualisht vendin e 7-të me 57 pikë. Brentford është i 9-ti, me 56.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll