20 Maj 2023, 17:33
Nga DOSJA
Takimi
TIRANË- Shqipërisë i shtohet edhe një aleat tjetër në rrugën e saj të zhvillimit të projekteve dhe iniciativave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
SH.T.Z Abdulla Lootah, Zëvendësministër i Çështjeve të Kabinetit për Konkurrencën dhe Shkëmbimin e Përvojave, SH.T.Z Sulieman AlMazroui, Ambasador i Emirateve të Bashkuar Arabe në Greqi dhe ambasador jo-rezident në Republikën e Shqipërisë, Znj. Manal BinSalem, Drejtuese e grupit të programit të shkëmbimit të përvojave qeveritare dhe një delegacion
ekspertësh, gjatë vizitës së tyre në Tiranë, u pritën në #TechSpace nga drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe stafi i saj organizativ, me qëllim, krijimin e urave të para të bashkëpunimit mes dy vendeve mike për projekte konkrete në fushën e #TIK dhe #kodimit.
“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend lider në investime miliardëshe në teknologjinë e informacionit. Ku do nisim një bashkëpunim që do i sjellë shumë Shqipërisë. E ardhmja do jetë plot mundësi për teknologjinë dhe do kemi shumë punë përpara”, u shpreh Karçanaj.
Kreu i AKSHI-t vlerësoi se kontributi i UEA-s do të jetë mjaft i vlefshëm, ndaj shprehu entuziazmin për nisjen sa më parë të bashkëpunimit dhe zbatimit të nismave të para bilaterale.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit synon përmes agjendës digjitale të rrisë me disa fish kapacitetet e Shqipërisë në vitet e ardhshme, duke nisur fillimisht me edukimin. Shqipëria do të ketë së shpejti 200 laboratorë të teknologjisë në shkolla bashkë me mesues të trajnuar siç duhet, të cilët do të jenë të aftë të mësojnë fëmijët me kurikulën më të mirë ndërkombëtare.
Të paktën 10 qendra moderne rinore kreative në 10 qytete të Shqipërisë do të jenë funksionale dhe do tu mundësojnë nxënësve të gjithë bazën materiale për të vënë në jetë aftësinë e tyre digjitale.
akshi mirlinda karcanaj
e9272bc2 bab0 4b68 88b2 088edbfcd76c
31609678 fa93 4671 8575 fe8a2184356c
Aktualitet
20 Maj 2023, 17:04
a.l
Policia italiane
ITALI- Një rast i rëndë i abuzimit seksual është raportuar në Itali. Mediat vendase raportojnë se n&eu...
Aktualitet
20 Maj 2023, 16:46
m.s;f.m
Jani Rustemi
TIRANË- Jani Rustemi, i riu i cili ishte arrestuar prej 13 prillit pasi akuzohej për vjedhje dhe përfundoi në koma, ka nd&...
Aktualitet
20 Maj 2023, 13:58
A.B
Arrestim
TIRANË-Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur me thikë dhe me dokumente t&eu...
Aktualitet
20 Maj 2023, 14:02
a.l
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident rrugor është shënuar në Maliq.Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në ...
Aktualitet
20 Maj 2023, 13:47
A.B
TIRANË- Një brand i ri ka hyrë në sferën publike shqiptare duke ndryshuar rrënjësisht kulturën e debatit, “Barom...
Aktualitet
20 Maj 2023, 13:16
A.B
Artur Meçollari
Flet kapiten i rangut të parë, Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare
Ju rrëfe...
Aktualitet
20 Maj 2023, 12:58
A.B
Tefik Tashi
ELBASAN- Ky është Tefik Tashi, 58-vjeçari i cili pak ditë më parë vrau me sëpatë kunatën e tij. ...
Aktualitet
20 Maj 2023, 12:47
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur 128 punonjës të administratave t...
Aktualitet
20 Maj 2023, 12:31
A.B
Gjykata
SARANDË- Niyazi Celikel është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Sarandës pasi ka përdorur dhe ka tentuar të kal...
Aktualitet
20 Maj 2023, 12:24
A.B
Radhe
GREQI- Një ditë para zgjedhjeve parlamentare greke, pika e kalimit në Kapshticë, nga ana greke ka pasur fluks dhe radhë t&eu...