Bota

Biden pritet të shpallë një paketë të re ndihme prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën

Paketa e ndihmës ushtarake do të përfshijë më shumë predha artilerie, mjete të blinduara dhe armë antitank, me të cilat Perëndimi tashmë ka furnizuar Ukrainën.

20 Maj 2023, 13:05 Nga a.l
Biden pritet të shpallë një paketë të re ndihme prej
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joseph Biden po përgatitet të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën pas takimit që do të zhvillojë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Japoni. 

Paketa e ndihmës ushtarake do të përfshijë më shumë predha artilerie, mjete të blinduara dhe armë antitank, me të cilat Perëndimi tashmë ka furnizuar Ukrainën, shkruajnë mediat e huaja. 

Lajmi vjen pasi presidenti amerikan tha se do të lejonte dërgimin e avionëve amerikanë F-16 në Ukrainë nga vende të tjera, duke u thënë kolegëve të tij të G7 se do të mbështeste një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare për të trajnuar pilotët ukrainas në avionë. 

joe biden

Sondazh

Poll