Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve, turqit jashtë vendit nisin votimin

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se votimi kishte filluar në vendet anembanë Azisë dhe Evropës. Gjermania është shtëpia e diasporës më të madhe turke në botë, ku ka rreth 1.5 qytetarë turq me të drejtë vote.

20 Maj 2023, 12:53 Nga a.l
Raundi i dytë i zgjedhjeve, turqit jashtë vendit nisin votimin
Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Qytetarët turk kanë nisur të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se rreth 3.4 milionë turk kanë të drejtën të votojnë jashtë vendit, nga një elektorat total prej më shumë se 64 milionë dhe do nga data 20-24 maj. 

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se votimi kishte filluar në vendet anembanë Azisë dhe Evropës. Gjermania është shtëpia e diasporës më të madhe turke në botë, ku ka rreth 1.5 qytetarë turq me të drejtë vote. Në votimin e së dielës së kaluar, Partia AK në pushtet e Erdoganit dhe aleatët e saj nacionalistë fituan një shumicë të konsiderueshme parlamentare. Më

28 maj raundi i dytë i zgjedhjeve 

Në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve më 28 maj, pasi asnjë nga kandidatët nuk arritën të fitonin mbi 50% të votave. Rexhep Taip Erdogan mori 49.62% të votave, krahasuar me 44.89% të kundërshtarit të tij Kemal Kilicdaroglu. Kështu, Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Turqisë konfirmoi dje pasdite se presidenca do të vendoset në raundin e dytë. Mënyra se si do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të varet kryesisht nga kandidati i vendit të tretë, nacionalisti i ekstremit të djathtë Sinan Ogan, i cili siguroi 5.2% të votave në raundin e parë dhe është ende i pavendosur se kë do të mbështesë në raundin e dytë.  

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll