Bota

Fenomeni i pazakontë në Indi/ Në vend të shiut, qielli mbulon disa qytete me krimba, njerëzit tmerrohen (VIDEO)

Fenomeni ka ndodhur në Bihar një shtet i Indisë Lindore në kufi me Nepalin. 

20 Maj 2023, 12:27 Nga a.l
Fenomeni i pazakontë në Indi/ Në vend të shiut, qielli
Krimba në Indi

INDI- Një fenomen i pazakontë ka ndodhur së fundmi në disa qytete në Indi. Në vend të shiut, qielli ka rrëzuar në tokë dhjetëra mijëra krimba të vegjël ngjyrë të bardhë. Fenomeni ka ndodhur në Bihar një shtet i Indisë Lindore në kufi me Nepalin. 

Shumë vendas thuhet se mbyllën vitrinat e tyre të tmerruar për t'u mbrojtur nga murtaja e krimbave të vegjël. Mediat lokale raportuan se askush nuk u lëndua pas incidentit, por se shumë njerëz u tmerruan nga skenat.  Në Norvegji në vitin 2015, mijëra krimba të gjallë ranë nga qielli në një fenomen të rrallë që përfshiu jugun e vendit.

indi

Sondazh

Poll