Bota

Çfarë po ndodh në Evropë?/ Italia dhe Kroacia në kolaps nga përmbytjet, Spanja përfshihet nga zjarret

Shkak i përhapjeve të flakëve janë bërë dhe erërat e forta.

20 Maj 2023, 12:06 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Evropë?/ Italia dhe Kroacia në
Zjarr në Spanjë

SPANJË- Kushte të pazakonta atmosferike kanë përfshirë ditët e fundit Evropën. Prej disa ditësh Italia, Kroacia dhe Bosnja-Hercegovina po përjetojnë një gjendje kolapsi nga përmbytjetet masive ku raportohen dhjetëra të vdekur dhe dëme të pallogaritshme materiale, ndërsa në Spanjë kanë nisur sërish zjarret. 

Siç raportojnë mediat e huaja, pjesa jugperëndimore e Spanjë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë janë djegur 18,500 hektarë tokë dhe janë evakuuar 500 qytetarë. Shkak i përhapjeve të flakëve janë bërë dhe erërat e forta.

Qeveria rajonale tha se më shumë se 500 zjarrfikës, përfshirë anëtarë të njësisë së emergjencave ushtarake, ishin vendosur dhe po përdornin 10 mjete tokësore, gjashtë avionë, tetë helikopterë dhe 23 automjete rrugore për të vënë nën kontroll zjarrin. 

moti i keq ne spanje

Sondazh

Poll