Bota

Ceremonia e betimit të Jakov Milatoviç si president i Malit të Zi, Vuçiç mbërrin në aeroportin e Podgoricës

Vuçiç ka mbërritur në aeroportin e Podgoricës rreth orës 10:30. 

20 Maj 2023, 11:24 Nga a.l
Ceremonia e betimit të Jakov Milatoviç si president i Malit të
Aleksandër Vuçiç

MAL I ZI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Podgoricë ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Mediat malazeze raportojnë se Vuçiç ka mbërritur në aeroportin e Podgoricës rreth orës 10:30. 

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Miltaoviç merr sot zyrtarisht detyrën si kreu i shtetit malazez. Sot do të organizohet ceremonia e betimit që do të mbahet në Parlamentin e Malit të Zi. Në ceremoni do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, ku përfshihen zyrtarë vendas dhe fqinjë, ambasadorë dhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mes të ftuarve do të jenë gjithashtu,  presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviç dhe Zhelko Komshiç.  

aleksander vucic

Sondazh

Poll