Bota

Rusia hakmerret për sanksionet/ Ndalon hyrjen për 500 shtetas amerikanë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama

Në listë ishin prezantuesit e televizionit Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Seth Meyers. Prezantuesja e CNN Erin Burnett dhe prezantuesit e MSNBC Rachel Maddoë dhe Joe Scarborough ishin gjithashtu të përfshirë.

20 Maj 2023, 12:33 Nga a.l
Rusia hakmerret për sanksionet/ Ndalon hyrjen për 500 shtetas
Barack Obama

Rusia i është përgjigjur sanksioneve nga Uashington duke ndaluar hyrjen e më shumë se 500 amerikanëve, përfshirë edhe ish-presidentin Barack Obama. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e jashtme. 

“Në përgjigje të sanksioneve anti-ruse të vendosura rregullisht nga administrata Biden, hyrja në Federatën Ruse është e mbyllur për 500 amerikanë”, tha ministria e jashtme, duke shtuar se Obama ishte në mesin e atyre në listë. 

Të premten, Shtetet e Bashkuara shtuan qindra kompani dhe individë të tjerë në listën e zezë të sanksioneve teksa zgjeruan përpjekjet për të mbytur ekonominë e Rusisë për shkak të ofensivës së Ukrainës.

“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë hap i vetëm armiqësor kundër Rusisë nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Ministria e Jashtme. 

Në listë ishin prezantuesit e televizionit Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Seth Meyers. Prezantuesja e CNN Erin Burnett dhe prezantuesit e MSNBC Rachel Maddoë dhe Joe Scarborough ishin gjithashtu të përfshirë, shkruajnë mediat e huaja. 

Rusia tha se futi në listën e zezë senatorë, kongresmenë dhe anëtarë të grupeve të mendimit të përfshirë në përhapjen e qëndrimeve rusofobike dhe falsifikimeve dhe krerët e kompanive që furnizojnë Ukrainën me armë.  

Në të njëjtën deklaratë, Rusia tha se i kishte mohuar një vizitë konsullore gazetarit të arrestuar amerikan Evan Gershkovich, i arrestuar në mars me pretendime për spiunazh.

barack obama

Sondazh

Poll