Bota

Pak para drekës së punës me liderët e G7/ Sunak futet në kuzhinën japoneze, gatuan petulla

Dy ditë më parë ai është takuar me homologun e tij Fumio Kishida, takim i cili poashtu u bë viral, kjo për arsyen se të gjithë kanë komentuar çorapet e Sunak ngjyrë të kuqe me logon e Hiroshima Toyo Carp. 

20 Maj 2023, 11:49 Nga a.l
Pak para drekës së punës me liderët e G7/ Sunak futet
Rishi Sunak

JAPONI- Pak para takimit të samitit të G7, kryeministri britanik Rishi Sunak është fotografuar në kuzhinën japoneze duke gatuar petulla, veprim i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. 

Dy ditë më parë ai është takuar me homologun e tij Fumio Kishida, takim i cili poashtu u bë viral, kjo për arsyen se të gjithë kanë komentuar çorapet e Sunak ngjyrë të kuqe me logon e Hiroshima Toyo Carp. Carp është një ekip profesionist japonez bejsbolli me bazë në Hiroshima dhe kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është një tifoz i madh.

  

Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë përparimin në luftën në Ukrainë gjatë samitit tre-ditor që filloi të premten. Grupi G7 përbëhet nga Britania e Madhe, Franca, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Italia dhe SHBA. 

samiti i g7 rishi sunak

Sondazh

Poll