Bota

Betimi i presidentit të ri të Malit të Zi, në ceremoni merr pjesë edhe Presidentja Osmani

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Presidenca ka bërë me dije se pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

20 Maj 2023, 11:05 Nga a.l
Betimi i presidentit të ri të Malit të Zi, në ceremoni merr
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë sot pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.  Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Presidenca ka bërë me dije se pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović. Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur. Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. 

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç sot do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e kreut të vendit. Në përurim, përkatësisht, në ceremoninë e betimit, që mbahet në Parlamentin e Malit të Zi, do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, duke përfshirë zyrtarë nga fqinjësia, ambasadorë dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gabriel Escobar. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, autoriteteve gjyqësore, si dhe presidenti i deritashëm i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, të cilin Millatoviç e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në fillim të prillit. 

vjosa osmani

Sondazh

Poll