Sport

Henry zbulon ‘sjelljen’ e De Bruyne: “Ai po kalon një problem personal, e respektoj mënyrë se si luftoi për ëndërrën e tij”

“Nuk mund ta them pse, sepse është një çështje private. Nuk mund të zbuloj asgjë më shumë. Por, për mua ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër”,- tha ish-golashënuesi i ‘Topçinjve’ dhe zv.trajneri i kombëtares belge, duke folur për CBS.

20 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA

Henry zbulon ‘sjelljen’ e De Bruyne: “Ai po kalon një

ANGLI - Gjatë ndeshjes Manchester City - Real Madrid, kamerat fiksuan një debat midis trajneri Guardiola dhe mesfushorit De Bruyne, që megjithë përqafimin e tyre në momentin e zëvendësimit të belgut (84’) me Foden, mediat e spikatën dhe e komentuan...

Sakaq, është Thierry Henry, ai që zbuloi se Kevin de Bruyne po kalon një problem personal dhe megjithatë ende luajti dhe ndihmoi Manchester Cityn të mposhtte Real Madridin (4-0), në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League. Ish-sulmuesi francez shpjegoi se nuk mund të zbulojë asgjë për situatën që prek lojtarin e kombëtares belge.

“Ai po kalon një moment i veçantë. Nuk mund ta them pse, sepse është një çështje private. Por nga ajo që më tha, unë ende e respektoj për mënyrën se si luajti dhe luftoi për ëndrrën e tij. Nuk mund të zbuloj asgjë më shumë. Kështu është. Por, për mua ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër”,- tha ish-golashënuesi i ‘Topçinjve’ dhe zv.trajneri i kombëtares belge, duke folur për CBS.

Në fund të lojës, De Bruyne e përqafoi Henrin bisedoi me të dhe momenti u kap nga kamera.

Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll