Sport

Mbyllen hetimet për Granit Xhakën për trukim ndeshjesh…ja çfarë u vendos!

Granit Xhaka pastrohet nga çdo përfshirje në një mashtrim të mundshëm bastesh pasi u ndëshkua në fitoren e Arsenalit ndaj Leeds në dhjetor 2021... ndërsa City hapi 60 shishe shampanje nga dhoma e zhveshjes pas fitores së Real Madridit.

20 Maj 2023, 09:02 Nga DOSJA
Mbyllen hetimet për Granit Xhakën për trukim ndeshjesh…ja

ANGLI - Granit Xhaka është liruar nga çdo përfshirje në një mashtrim të mundshëm bastesh pas kartonit të verdhë që mori në fitoren 4-1 të Arsenalit në Leeds 17 muaj më parë. Hetimet e shumta për këtë çështje janë mbyllur përfundimisht dhe nuk ka asnjë rast për t'u dyshuar për mesfushorin zviceran.

Federata Angleze e Futbollit, Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit kanë mbyllur të gjitha hetimet e tyre për manovrat e dyshimta të basteve që rrethonin këtë rast, mes tyre ishte edhe një bast prej 52,000 £ që vendosej se Xhaka do të merrte karton të verdhe në 10 minutat e fundit të lojës, një ndeshje kjo e luajtur në dhjetor të vitit 2021. .

Skuadra e Mikel Artetës ishte 3-0 në momentin kur Xhaka u ndëshkua nga gjyqtari Andre Marriner për humbje kohe në minutën e 86-të, me pamjet video të incidentit që tregojnë mesfushorin e Topçinjve duke qëndruar mbi topin për rreth 20 sekonda, duke vonuar goditjen e lirë.

Pas hetimeve gjashtëmujore të FA vitin e kaluar, çështja iu kalua NCA-së mes dyshimeve për përfshirje nga krimi i organizuar, por ajo çështje tani është pushuar për shkak të mungesës së provave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll