Sport

Gjesti emocionues në Sassuolo-Monza, në një minutë heshtjeje në Mapei: "Emilia-Romagna, dielli do të lindë përsëri"…

Në këtë ndeshje të javës së 36-të të Serisë A, Monza fitoi 2-1 ndaj vendsëve të Sassuolos

20 Maj 2023, 07:30 Nga DOSJA
Gjesti emocionues në Sassuolo-Monza, në një minutë heshtjeje

ITALI - Një minutë heshtje prekëse, në kujtim të viktimave të përmbytjes nga kushtet atmosferike apokaleptike në Emilia Romagna, para fillimit të Sassuolo-Monza. 

"Emilia-Romagna, dielli do të lindë përsëri", ishte një nga pankarta e shfaqur nga tifozët në një minutë heshtje para ndeshjes në stadiumin “Mapei” në respekt të viktimave dhe dëmeve të shkaktuara në këtë krahinë të Italisë në këtë fund maji. 

Futbollistët jeshilezinj të Sasuolos e luajnë ndeshjen ndaj Monzës me shirit të zi në krah. Në planin sportiv takimi përfundoi 2-1 për Monzën, ku pas golit të vendësve me penallti nga Berardi (45’+6) në fundin e pjesës së parë, lombardët pas pushimit shënuan dy gola me Ciurria (60’) dhe Pessina (90’+3), duke përfituar nga që Sassuolo kishte mbetur në fushë me dhjetë lojtarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll