Sport

Abrashi legjenda e Grasshoper, arrin kuotën e 200 ndeshjeve!

Abrashi ka luajtur 127 ndeshje gjatë viteve 2010-2015 te Grasshopers, ndërsa më pas ai u largua në Gjermani për të luajtur në gjashtë vite me Fraiburg-un, teksa në 2021-shin u rikthye në kampionatin zviceran, ku edhe vazhdon luan ende e ka arritur shifrën e 200 takimeve në total.

19 Maj 2023, 22:57 Nga DOSJA
Abrashi legjenda e Grasshoper, arrin kuotën e 200 ndeshjeve!

ZVICER - Një ditë speciale ka qenë ajo e ndeshjes së fundit të Grasshoper-s kundër Luzern-it për Amir Abrashin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka luajtur ndeshjen e 200-të me fanellën e klubit zviceran dhe këtë e ka shijuar me një fitore 2-0, duke qenë 90 minuta në fushë dhe duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Një lider në ekip, Abrashi ka luajtur 127 ndeshje gjatë viteve 2010-2015 te Grasshopers, ndërsa më pas ai u largua në Gjermani për të luajtur në gjashtë vite me Fraiburg-un, teksa në 2021-shin u rikthye në kampionatin zviceran, ku edhe vazhdon luan ende e ka arritur shifrën e 200 takimeve në total.

Abrashi ka rinovuar edhe për një vit, ndërkohë sa i përket statistikave të golave, ai ka gjetur 11 herë rrugën e rrjetës dhe ka dhënë 16 asiste. Tashmë 33- vjeçar, Abrashi mbetet ende një pikë e rëndësishme për mesfushën e Kombëtares, ku bën pjesë që prej vitit 2013 dhe numëron 50 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll