Sport

Dëshira ‘mahnitëse’ e Pep Guardiolës për ndeshjen mes Nottingham dhe Arsenalit! I shqetësuar kur kthen kokën pas…

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, nuk mungoi ta befasojë median në një konferencë për shtyp.

20 Maj 2023, 10:00 Nga DOSJA
Dëshira ‘mahnitëse’ e Pep Guardiolës për

ANGLI - Manchester City është shumë afër një ëndrre absolute. Të kualifikuar për finalen e tyre të dytë të Champions League në historinë e tyre të mërkurën në mbrëmje, pasi ‘pluhurosën’ Real Madridin, ‘Qytetarët’ mund të arrijnë një ‘hat-trick’ të pabesueshëm (Premier League, FA Cup, Champions League), të cilin vetëm Manchester United e ka arritur në Angli. 

Para se të mendojnë për C1 dhe FA Cup, ‘bojëqiellët’ mund të sigurojnë titullin e ligës të dielën pasdite, në rast të fitores kundër Chelsea. Madje ata mund të jenë kampionë edhe të shtunën në mbrëmje, në rast të një disfate nga Arsenali në fushën e Nottingham Forest. 

Guardiola paralajmëron lojtarët e tij!

Një skenar që Pep Guardiola nuk e do, megjithatë: "Në mendjen time, do të doja që të ishim ne që fitojmë, për të qenë kampionë. Kjo është ajo që duhet të mendojmë. Ne nuk mund të kontrollojmë se çfarë do të ndodhë në Nottingham, ne do të duhet të bëjmë punën tonë”,- shpjegoi ai përpara se të fliste për ndeshjen e titullit, që City e ka pasur gjithmonë problem në përfundimin:

“Duhet të kemi kontroll dhe të jemi të përqendruar te loja, nuk mund të shpërqendrohemi nga momenti. Çdo ndeshje që fitojmë ndihmon ndeshjen tjetër. Fitimi i ligës sa më shpejt që të jetë e mundur, na ndihmon të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme, finalet e FA Cup dhe Champions League, në kushte më të mira. Tani vjen gjëja më e vështirë. Tenisistët thonë, se të shërbesh për të fituar Wimbledonin është pjesa më e vështirë. 

Të dielën, ndeshja është në dorën tonë për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm. Unë kam një kujtesë të mirë. Kur luajtëm kundër United për të fituar Premier League në 2018, ishim 2-0 në pjesën e parë dhe e humbëm ndeshjen. Kundër Aston Villas vitin e kaluar, ishim 20 minuta larg humbjes së Premierligës në shtëpi."

Spanjoli mund të qetësohet, edhe në rast të një paraqitjeje të dobët këtë fundjavë, Manchester City do të ketë ende të gjitha letrat në dorë për të fituar titullin me ndeshjet për të luajtur kundër Brighton dhe Brentford. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll