Sport

Christoph Daum po lufton me kancerin: “Gjithmonë kam pasur një kundërshtar”...

Ish-trajneri gjerman ndodhet në një spital në Nju Jork

20 Maj 2023, 10:45 Nga DOSJA
Christoph Daum po lufton me kancerin: “Gjithmonë kam pasur një

SHBA - Christoph Daum është në Nju Jork, duke iu nënshtruar një trajtimi intensiv në luftën kundër kancerit të mushkërive të cilin e zbuloi vitin e kaluar, sipas televizionit RTL. Ish-trajneri i njohur gjerman 69-vjeçar, kampion me Shtutgartin në vitin 1992, zbuloi se tani ka një kundërshtar të ri në jetë.

"Më është dashur të luftoj përsëri. Gjithmonë kam pasur një kundërshtar, ose një armik. Në ndeshjen tjetër duhet ta mposhtja kundërshtarin, por tani kundërshtarin e kam në trup",- theksoi Daum që ka drejtuar edhe kombëtaren rumune në vitin 2018, ekipi tij i fundit që ka stërvitur.

B.T (Dosj.al)

Sondazh

Poll