Bota

LUFTA/ Biden gati t’i japë Ukrainës avionët F-16, reagon Zelenskyy: Vendim historik

Zelenskyy e përshkroi këtë vendim si "historik" dhe u shpreh se kjo do i ndihmontë shumë forcat ajrore ukrainase.

19 Maj 2023, 21:39 Nga f.i
LUFTA/ Biden gati t’i japë Ukrainës avionët F-16, reagon
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy reagoi pasi SHBA ësht gati të miratojë dërgimin e avionëve luftarakë modernë në vendin e tij, siç janë F-16 të kërkuar nga Kievi. Zelenskyy e përshkroi këtë vendim si "historik" dhe u shpreh se kjo do i ndihmontë shumë forcat ajrore ukrainase, shkruan Protothema.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Biden la të kuptohet teksa ishte duke folur në samitin e G7 në Hiroshima, se do të jepte "dritën jeshile" për dërgimin e avionëve luftarakë, përfshirë F-16 të SHBA-së, në Ukrainë. 

"Trajnimi do të zhvillohet jashtë Ukrainës, në objektet në Evropë dhe do të zgjasë me muaj,"- vazhdoi zyrtari amerikan, duke thënë se "shpreson të fillojë brenda javëve të ardhshme".

Ndër të tjera edhe Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndeti mbështetjen e ofruar nga SHBA për iniciativën e shumë vendeve përfshirë Britaninë për të trajnuar pilotët ukrainas. 

“Mbretëria e Bashkuar do të punojë me SHBA-në, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për t'i ofruar Ukrainës aftësitë që i nevojiten”,- tha Sunak.

Më herët, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të aeroplanëve të avancuar, duke thënë se ata janë shumë të kushtueshëm, dhe se ekzistojnë mundësi tjera më ekonomike që përforcojnë mbrojtjen ajrore të Kievit.

joe biden lufta ne ukraine volodymyr zelenksyy

Sondazh

Poll