Bota

Frikë në Vatikan, automjeti kalon hyrjen, hapin zjarr rojet zvicerane

Për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti kaloi rojet zvicerane dhe arriti deri në një pallat të Selisë së Shenjtë.

19 Maj 2023, 20:23 Nga k.m.
Frikë në Vatikan, automjeti kalon hyrjen, hapin zjarr rojet zvicerane
Foto ilustruese

VATIKAN- Një makinë e drejtuar nga një person me probleme të shëndetit mendor shkaktoi probleme në Vatikan. Për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti kaloi rojet zvicerane dhe arriti deri në një pallat të Selisë së Shenjtë. Oficerët e Vatikanit qëlluan ndaj gomave të makinës, por mjeti arriti të vazhdonte rrugën derisa drejtuesi u kap nga forcat e sigurisë.

Sapo mbërriti në Oborrin e Shën Damasit, burri u ndalua dhe u arrestua, e më pas iu nënshtrua menjëherë kontrolleve mjekësore. Ishte i trazuar rëndë. Tani ndodhet në një qeli, në kazermën e Xhandarmërisë në pritje të gjykimit të tij./VaticanNews

vatikan

Sondazh

Poll