19 Maj 2023, 21:14
Nga DOSJA
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatoviç bën betimit të shtunën. Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri do të mbahet në parlamentin malazez në praninë e deputetëve dhe të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota.
Në prag të dorëzimit të detyrës, presidenti në largim, Milo Gjukanoviç, mbajti të premten një konferencë për shtyp, duke bërë bilancin e rezultateve të vendit.
Gjukanoviç vuri në dukje, se “Mali i Zi u kursye nga shkatërrimet dhe vdekjet gjatë fushatës së NATO-s në RFJ, një vend i restauruar në mënyrë paqësore dhe i njohur ndërkombëtarisht 17 vjet më parë, i njohur si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe anëtar i NATO-s që prej 6 vitesh”.
Gjukanoviç kritikoi punën e qeverive të Zdravko Krivokapiçit dhe të Dritan Abazoviçit.
“Këto qeveri destabilizuan thellësisht shtetin dhe shoqërinë, shkatërruan arritjet e vlefshme të zhvillimit ekonomik dhe institucional dhe vunë në pikëpyetje arritjen e qëllimit europian”, tha zoti Gjukanoviç.
Udhëheqësi shumëvjeçar malazez beson se qeveria e zgjedhur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të marrë përgjegjësi dhe do të krijojë kushte për jetë normale politike në vend.
Milo Gjukanoviç ka qenë shtatë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi. Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, ai dha dorëheqjen edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve.
Përkatësisht, pas tre dekadash në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve humbi në zgjedhjet e vitit 2020 nga një shumicë e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus dhe pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.
Gjatë pushtetit të tij, zoti Gjukanoviç ndërtoi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, përveç me Serbinë ku me Beogradin zyrtar, por edhe me Kishën Ortodokse Serbe u përkeqësuan në vitin 2019 pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë.
Presidenti i zgjedhur Jakov Milatoviç bën betimin të shtunën, në ditën kur i skadon mandati paraardhësit të tij dhe ceremonia e inaugurimit të presidentit të Malit të Zi do të mbahet në Parlamentin e Malit të Zi.
Marrë nga VOA
milo gjukanovic
Bota
19 Maj 2023, 20:56
f.i
aksidenti i trenave
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidentin tragjik i përplasjes së trenave në Greqi ku humb&...
Bota
19 Maj 2023, 20:40
F.M
Spanjë
SPANJË- Spanjë Perëndimore është përfshirë nga zjarre masive që kanë shkrumbuar më shumë...
Bota
19 Maj 2023, 20:35
F.M
Karabinierët
ITALI- Një 24-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi mburrej në rrjetet sociale se i ishte arratisur policisë....
Bota
19 Maj 2023, 20:32
I.A
Protesta
SERBI- Dhjetëra mijëra persona kanë dalë të premten në rrugët e Beogradit, për të protestuar nën...
Bota
19 Maj 2023, 20:23
k.m.
Foto ilustruese
VATIKAN- Një makinë e drejtuar nga një person me probleme të shëndetit mendor shkaktoi probleme në Vatikan.&n...
Bota
19 Maj 2023, 20:01
f.i
foto ilustruse
SHBA- NASA tashmë është duke punuar me firmën 'SpaceX' të Elon Musk për një fluturim të raket&e...
Bota
19 Maj 2023, 19:53
f.i
Vladimir Putin dhe Barak Obama
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ish-presidenti Barack Obama ishte në mesin e 500 qytetarëv...
Bota
19 Maj 2023, 19:45
k.m.
Karim Khan
Autoritetet ruse e kanë vendosur prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, në listën e personave &ld...
Bota
19 Maj 2023, 19:33
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten në një takim ...
Bota
19 Maj 2023, 19:20
k.m.
Rishi Sunak dhe Fumio Kishida
HIROSHIMA- Në Japoni, konkretisht, në Hiroshima, liderët e G7 po takohen, Rishi Sunak la përshtypje. Krye...