Bota

“Do e lë 63-shin”, del audio pak para tragjedisë në Greqi, drejtuesit e trenave e kuptuan gabimin: Po bërtasin njerëzit

Në këtë audio, drejtori i stacionit Vassilis Samaras i thotë drejtorit të OSE, Pantelis Koukas: Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë…

19 Maj 2023, 20:47 Nga I.A
“Do e lë 63-shin”, del audio pak para tragjedisë në
Foto Ilustruese

GREQI- Një zbulim bombë hedh dritë mbi tragjedinë e rëndë ndodhur në Greqi, ku humbën jetën 57 qytetarë gjatë përplasjes së trenave. Zougla ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.

Në këtë audio, drejtori i stacionit Vassilis Samaras i thotë drejtorit të OSE, Pantelis Koukas: Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë…

Më pas Koukas i thotë: Ok, u bë…

Por vetëm pak çaste më pas, duket se ai e ka kuptuar që treni është futur në shinat e gabuara, dhe i thotë me një ton alarmues: Jooo!

Por mesa duket, shefi i stacionit është larguar nga pozicioni i tij dhe nuk ka vijuar më tej komunikimin, për të bërë të mundur ndalimin e trenit dhe shmangien e tragjedisë.

Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë e përplasjes 57 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Stacionisti pa për 5.5 km trenin e pasagjerëve që lëvizte në drejtimin e gabuar, në zbritje drejt Athinës në vend të ngjitjes për në Selanik. Pas sinjalit fatal që i dha inxhinierit të trenit 'Intercity 62', stacionisti nuk ka përdorur aftësitë teknologjike që kishte në rregull për të ndaluar trenin në kohë. 

vassilis samaras pantelis koukas

Sondazh

Poll