Bota

Torturoi shokun e qelisë dhe u arratis! Kapet 24-vjeçari që tallej me policinë në rrjetet sociale: Jam Toto Riina

Policia e kapi duke ecur në rrugë dhe tashmë ai duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 9 muaj. I riu ishte shpallur në kërkim pasi kishte torturuar me shkop një tjetër person në qelinë e burgut të të miturve në Quartuciu.

19 Maj 2023, 20:35 Nga F.M
Torturoi shokun e qelisë dhe u arratis! Kapet 24-vjeçari që
Karabinierët

ITALI- Një 24-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi mburrej në rrjetet sociale se i ishte arratisur policisë. I riu nga Sardegna krahasonte veten me mafiozin Toto Riina dhe tallej me karabinierët. Por, ndjekja e rrjeteve të tij sociale nga autoritetet bëri që të zbulohej vendndohja. Kështu që 24-vjeçari u arrestua në Olbia nga karabinierët.

Policia e kapi duke ecur në rrugë dhe tashmë ai duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 9 muaj. I riu ishte shpallur në kërkim pasi kishte torturuar me shkop një tjetër person në qelinë e burgut të të miturve në Quartuciu.

Më pas, ai i kishte vënë zjarrin mobiljeve për të krijuar kaos dhe për t’u arratisur. Ngjarja kanë ndodhur në qershor 2016. Ai u arratis, por shtatë vite me vonë përfundoi sërish në qeli.

arrestohet i riu ne itali

Sondazh

Poll