Bota

"Nuk do tërhiqem nga politika", Gjukanoviç: Qeveria e Abazoviçit, më e keqja në historinë e Malit të Zi

Ai shprehet se se qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç do të mbahet mend “për shkak të mosveprimit dhe vendimeve të dëmshme” si më e keqja në historinë e jetës politike në Mal të Zi.

19 Maj 2023, 18:06 Nga f.i
"Nuk do tërhiqem nga politika", Gjukanoviç: Qeveria e
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç zbuloi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika. Vijesti.me raporton se në konferencën e tij të fundit Gjukanoviç u shpreh se gjithë jetën ia kushtuar shtetin malazez dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

Gjithashtu ai shprehet se qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç do të mbahet mend “për shkak të mosveprimit dhe vendimeve të dëmshme” si më e keqja në historinë e jetës politike në Mal të Zi.

“Unë nuk po tërhiqem nga politika, ia kam kushtuar jetën zhvillimit të Malit të Zi. Nga çfarë të tërhiqem. Ia kushtova jetën zhvillimit të BE-së në Mal të Zi. Unë jam një qytetar i përgjegjshëm dhe do të vazhdoj ta mbështes atë politikë në këtë cilësi. Gjithçka që i nevojitet asaj politike do ta ketë mbështetjen time. Me sa duket, politika e çlirimit çoi në kolapsin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe sistemeve të financave publike. Integrimi evropian u ndal dhe besueshmëria e Malit të Zi si partner i NATO-s u vu në dyshim. Reputacioni i ndërtuar me mundim të vendit ishte tronditur rëndë”,- u shpreh Gjukanoviç.

Gjukanoviç theksoi se Mali i Zi ka nevojë dëshpërimisht për një qeveri të qëndrueshme, kompetente, patriotike, e cila do të afirmojë shtetin civil dhe demokracinë multietnike dhe të arrijë anëtarësimin në BE.

mali i zi dritan abazoviç milo gjukanoviç

Sondazh

Poll