Bota

Departamenti i Tregtisë zgjeron listën e zezë të sanksioneve kundër Rusisë

Veprimi i Departamentit të Tregtisë së SHBA-së synon ata që mbështesin ushtrinë ruse dhe zgjerojnë fushën e kontrolleve të eksporteve në Rusi dhe Bjellorusi.

19 Maj 2023, 16:45 Nga k.m.
Departamenti i Tregtisë zgjeron listën e zezë të sanksioneve
Joe Biden

SHBA- Administrata e presidentit Joe Biden shtoi sot 71 entitete të tjera në listën e zezë tregtare për mbështetjen e Rusisë, pasi Grupi i Shtatë vendeve më të pasura në botë (G7) njoftoi sanksione të reja kundër Moskës për luftën e saj në Ukrainë.

Veprimi i Departamentit të Tregtisë së SHBA-së synon ata që mbështesin ushtrinë ruse dhe zgjerojnë fushën e kontrolleve të eksporteve në Rusi dhe Bjellorusi. Lista e zezë përfshin 69 entitete ruse, një nga Armenia dhe një nga Kirgistani. Kontrollet e reja të eksportit synojnë projekte të lidhura me naftën dhe gazin në Rusi dhe Bjellorusi.

Veprimet janë pjesë e raundit të fundit të sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit të vendosura nga SHBA dhe vende të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Ato janë krijuar për të dëmtuar infrastrukturën industriale të Rusisë dhe aftësinë e saj për të mbështetur luftën.

Lëvizjet e reja vijnë pasi Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e grupit të shtatë ekonomive kryesore ranë dakord të ashpërsojnë sanksionet kundër Rusisë në takimin e tyre në Japoni.

joe biden g7

Sondazh

Poll