Bota

SHIFRA MARRAMENDËSE- Sunak humbi 500,000 paund në ditë

Pavarësisht gjithçkaje, Sunak-ët nuk u varfëruan papritur dhe ai mbetet ndoshta kryeministri më i pasur britanik në histori.

19 Maj 2023, 17:27 Nga DOSJA
SHIFRA MARRAMENDËSE- Sunak humbi 500,000 paund në ditë
Çifti Sunak

LONDËR- Kryeministri britanik Rishi Sunak humbi gjysmë milioni paund në ditë (pak më shumë se 500,000 euro çdo 24 orë) gjatë vitit të kaluar. Kjo e dhënë është bërë me dije nga "Sunday Times", media e cila pretendon se pasuria e kryeministrit dhe gruas së tij, Akshata Murty, në fakt ka pësuar rënie në 12 muajt e fundit nga 690 milionë në 529 milionë paund. Kështu çifti listohet nën Mbretin Charles, pasuria e të cilit vlerësohet në 600 milion £.

Arsyeja e kolapsit të "Sunak's" qëndron në faktin se një pjesë e mirë e pasurisë së tyre përbëhet nga aksionet që Akshata mban në Infosys, kompania indiane e teknologjisë së babait të saj, i cili është një multi-miliarder, ndër më të pasurit në Indi.

Pavarësisht gjithçkaje, Sunak-ët nuk u varfëruan papritur dhe ai mbetet ndoshta kryeministri më i pasur britanik në histori.

Vitin e kaluar gruaja e tij mblodhi rreth 10 milionë euro dividentë nga Infosys, ndërsa kryeministri deklaroi të ardhura prej gati dy milionë paund, kryesisht si rezultat i investimeve financiare (paga e tij si kryetar qeverie në krahasim me të ardhurat e tij është vetëm një grusht thërrimesh, rreth 150,000 paund në vit). Aq e papërfillshme është për të saqë vitin e kaluar Sunak pagoi vetëm ekuivalentin e gjysmë milioni euro taksa.

Çifti jeton me dy vajzat e tyre në një shtëpi me pesë dhoma gjumi në Kensington, një nga lagjet më të shtrenjta të Londrës, banesë me vlerë rreth 8 milionë euro, së cilës duhet t'i shtohet edhe një apartament aty pranë ku presin miqtë dhe familjen. Ndaj nuk është rastësi që Sunak e ka dikur pseudonimin "Maharajah i Yorkshire".

rishi sunak akshata murty

Sondazh

Poll