Bota

Nënkryetari i Listës Serbe pyetet për flamurin e Kosovës në Komunën e Mitrovicës, Simiç: Shikoni qindra flamujt serbë

Gazetari më pas u përgjigj se nuk kupton serbisht, për të cilën Simiç u përgjigj se gjuha serbe është zyrtare dhe se do ta përdorte atë.

19 Maj 2023, 16:34 Nga I.A
Nënkryetari i Listës Serbe pyetet për flamurin e Kosovës
Igor Simiç

KOSOVË- Në konferencën e sotme për media një gazetar ka pyetur nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiç për flamurin e Kosovës. Gazetari e pyeti Simiç nëse e kishte parë flamurin e Kosovës në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës.

"Jo, nuk kam, por nëse keni ardhur këtu mund të shijoni pamjen e qindra flamujve serbë," tha Simiç.

Gazetari më pas u përgjigj se nuk kupton serbisht, për të cilën Simiç u përgjigj se gjuha serbe është zyrtare dhe se do ta përdorte atë.

"Ne jemi këtu për të ruajtur paqen nga Kurti," përfundoi Simiç.

igor simiç

Sondazh

Poll