Bota

"Kam ftohtë, mobiljet po lundrojnë", telefonata e fundit e 75-vjeçarit që humbi jetën nga përmbytjet në Itali

Fqinji i 75-vjeçarit të ndjerë ka treguar fjalët e fundit të Giovanni Pavani në telefonatën mes tyre e cila zgjati për 47 minuta.

19 Maj 2023, 17:31 Nga f.i
"Kam ftohtë, mobiljet po lundrojnë", telefonata e fundit e
pamje nga shtëpia

ITALI- Situata e motit të keq në Itali po përshkallëzohet, ku numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve ka shkuar në 14. Një prej viktimave është Giovanni Pavani, 75 vjeç nga Castel Bolognese, i cili humbi jetën teksa fliste në telefon me fqinjin e tij, shkruajnë mediat vendase.

Fqinji i 75-vjeçarit të ndjerë ka treguar fjalët e fundit të Giovanni Pavani në telefonatën mes tyre e cila zgjati për 47 minuta. Ai ka treguar se është përpjekur ta bindë të braktiste shtëpinë por 75-vjeçari nuk ia ka dalë të largohet në kohë.

"Të vdes ndërsa uji rrjedh, në shtëpi jam i lidhur dëshpërimisht me objektet e një jete, me çmimin e humbjes së gjithçkaje. I vura thasët me rërë në dritare do të mjaftojnë. Nuk lëviz nga këtu. Kam ftohtë, shumë ftohtë. Uji ka hyrë, shoh mobiljet që lëvizin nëpër shtëpi",- janë fjalët e të ndjerit.

permbytjet ne itali

Sondazh

Poll