Politike

"Ku i keni provat që Rama u mori kartat njerëzve?!"/ Flamur Noka: Nuk i nxjerrim dot, sepse i vrasin kriminelët...

Flamur Noka tha se shumë qytetarë nuk votuan dot, sepse mazhoranca u bleu kartat e identitetit dhe u pamundësoi votimin.

18 Maj 2023, 22:26 Nga k.m.
"Ku i keni provat që Rama u mori kartat njerëzve?!"/ Flamur
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë denoncime duke pretenduar se zgjedhjet lokale të 14 majit ishin manipuluar nga Partia Socialiste, por jo vetëm. I ftuar sonte në emisionin "Të paekspozuarit", Flamur Noka tha se shumë qytetarë nuk votuan dot, sepse mazhoranca u bleu kartat e identitetit dhe u pamundësoi votimin. Por shtoi se për këtë gjë nuk mund të nxjerrë prova pasi ka friksë se qytetarët mund "t'i vrasin kriminelët". 

PJESË NGA BISEDA:

Ylli Rakipi: Thoni se Rama u mori kartat e ID njerëzve. A mund të nxirrni 30 vetë që Rama u ka blerë kartat ID?

Flamur Noka: Ato nuk i ble direkt Edi Rama.

Ylli Rakipi: Po njerëzit e Ramës që thoni ju, nuk po të kërkoj direkt Edi Ramën. Ku i keni provat?

Flamur Noka: I kemi dërguar OSBE-ODHIR video, se si bëhet pazari i votës. Këta persona na thanë na fshi pamjet e fytyrës sepse na vrasin. Kush i mbron? Se thatë nxirrni. Kush i mbron, shteti? Vrasësit ishin me shoqërimin e policisë. Ky është shqetësimi. Unë jam badigard? Jam polic? Jam roje?

flamur noka

Sondazh

Poll