Sport

Ja pse Haaland e gëzoi kalimin në finalen e Champions League me flamurin norvegjez

Shumë pyesnin veten pse sulmuesi i Manchester Cityt mbante mbi supe flamurin e vendit të tij ndërsa gëzonte…

18 Maj 2023, 11:21 Nga DOSJA
Ja pse Haaland e gëzoi kalimin në finalen e Champions League me

ANGLI - Erling Haaland ishte dje, edhe pse nuk shënoi, një njeri i lumtur.  Manchester City mposhti dhe eliminoi Real Madridin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League dhe kishte çdo arsye për të gëzuar. 

Sulmuesi u pa duke ecur nëpër fushë me një flamur norvegjez mbi supe dhe çdo dikush mund të mendojë, nëse nuk e dini, se për se Erling e bëri këtë? Sepse zakonisht sportistët e bëjnë këtë veprim kur fitojnë ndonjë titull dhe krenohen me flamurin e vendit të tyre.

Por, përveç se kishte fituar një ndeshje, Manchester City nuk kishte fituar Champions League.  Atëherë pse Erling Haalan mbante mbi supe flamurin e vendit të tij? Epo, sepse dje ishte dita kombëtare e Norvegjisë. Më 17 maj, është miratuar marrëveshja për kushtetutën norvegjeze, ngjarje që përkujtohet për çdo vit në Eidsvoll që nga 1814. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll