Politike

4 Tetor 2019, 18:47 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. 

E pyetur për deklaratën e presidentit Ilir Meta, se Kryemadhi e kishte gënjyer për mandatin, ajo u shpreh se ishte një veprim i domosdoshëm. 

Mora vendimin ta digjia vetëm unë mandatin por u mbështeta edhe nga deputetët e LSI-së. Nuk i ndaloja dot të gjithë. Deputetët e LSI ishin agresivë dhe vendosën unanikisht të largoheshin nga Kuvendi. Ishte një veprim i domosdoshëm, pak a shumë si vetësakrifikimi i Rozafës,”-tha Kryemadhi. 

Ditën e djeshme, Meta u shpreh se gjatë bisedave me Kryemadhin, kjo e fundit e kishte gënjyer se nuk do t’i digjte mandatet. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandatave të opozitës ilir meta monika kryemadhi djegia e mandatave të opozitës ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll