Politike

“T’i fusim me Dashin dy teke”, ish-deputeti i përgjigjet Ramës: I rrjedhur, të gjithë e dinë se kë ke për grua….

4 Tetor 2019, 10:31 Nga DOSJA
“T’i fusim me Dashin dy teke”, ish-deputeti i përgjigjet

Tiranë- Dashamir Shehi i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratës së këtij të fundit se ku u shpreh për zgjidhjen e krizës: “Kjo është jeta, çfarë të bëj tani të marr një shishe raki të shkoj tek Dashi t’i fusim dy teke dhe t’i shkojmë Bashës”.

Dashi ka deklaruar se Rama është një njeri i rrjedhur dhe i keq pasi po vjedh shqiptarët. Ai ka theksuar se populli shqiptar e njeh shumë mirë atë dhe Ramës se kush janë dhe cilat kanë marrë për gra.

“Jam mësuar me Ramën, nuk është hera e parë. Merr drogë apo s’merr drogë është punë për të. Unë me PS-në jam marrë në rrafshin politik. Ky kryeministër është i keq, është i rrjedhur nuk është njëri normal këtu. Ky u bë vite që grabit në mënyrë të vazhdueshme shtetin, i ndal lekët me oligarkët. Do ta pranim edhe kështu nuk do na prektë paratë. Kush pret që ne do të nevrikosemi dhe do të hymë në rrjedhën e batutave, ne nuk i hymë kësaj pune, ne merremi me politikë. Ku bën ligje për të grabitur vendin. Prandaj i djeg Ramës kjo që them unë, nuk merrem se ç’bën ky me jetën e tij. Rama më rezulton në histori se është krye-hajduti më i madh.  Rama sulmon ata që i duken më të rrezikshëm. Na njohin të gjithë, ku banojmë, kë kemi për gra, na njohin të gjithë”, u shpreh Dashamir Shehi për Fax News.

Mbrëmjes e djeshme kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm  për të negociuar me opozitën dhe madje të shkojë në selinë e PD-së i vetëm, edhe pa Endri Fugën, por nuk pranon kushte. Ai ka deklaroi me batutë se mund të pijë dy teke me Dashamir Shehin dhe të shkojë të takojë Bashën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashmir shehi edi rama përplasja rama shehi dashmir shehi edi rama përplasja rama shehi

Sondazh

Poll