Politike

Negociatat/ Holanda sërish kundër: Shqipëria s’është e gatshme, Maqedonia në avantazh

4 Tetor 2019, 15:23 Nga DOSJA
Negociatat/ Holanda sërish kundër: Shqipëria

HOLANDË– Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se Shqipëria nuk është e gatshme për në BE.

Holanda beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Në fillim të kësaj jave, udhëheqësit e BE-së argumentuan për këto bisedime. Sipas Ministrit Stef Blok (Punëve të Jashtme), Shqipëria nuk është ende gati për të hapur negociatat.

Sipas Blok, Shqipëria nuk është ende gati për negociatat.

Shqipëria duhet të ndërmarra hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionin dhe të përmirësojë sundimin e ligjit”, është shprehur ministri holandez pas mbledhjes së kabinetit qeveritar holandez.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Blok ka deklaruar se Qeveria ku ai bën pjesë është e interesuar për hapjen e negociatave me shtetin ballkanik.

“Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë”, është shprehur Blok.

Holanda bëhet shteti i parë i Bashkimit Evropian që konfirmon votën kundër Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Evropian që do të organizohet më 18 tetor, ndërkohë që Franca, gjithashtu një skeptike, nuk ka folur ende.

Kryeministri i Holandës dy ditë më parë Mark Rutte, ka qartësuar mendimin e tij për vendin tonë dhe ka thënë se nuk ka parë shumë progres.

Pak ditë më parë Shqipëria ka marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania ok shqiperise negociatat me be stef blok vendimi i bundestagut per shqiperine gjermania ok shqiperise negociatat me be stef blok vendimi i bundestagut per shqiperine

Sondazh

Poll