Politike

‘Grogsima rakie’, Dashamir Shehi nuk ia lë mangët Ramës: E drejtë zakonore, unë s’merrem me të dashurat

4 Tetor 2019, 14:44 Nga DOSJA
‘Grogsima rakie’, Dashamir Shehi nuk ia lë mangët

TIRANË– Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pas ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili e imitoi dhe i kujtoi “dashurinë” e tij për rakinë.

Në një intervistë për “ABCNews”, Shehi tha se është i lumtur që kjo është e keqja e tij më e madhe dhe se ajo nuk e pengonte që të luftonte për interesat e shqiptarëve. Shehi shtoi gjithashtu se nuk merret me jetën personale të Ramës, madje as për të “dashurat e tij në qeveri”.

“Nuk më shqetëson shumë. Unë do vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithë jetën. Unë me kryeministrin do përballohem gjithmonë me teza politike. Ky më është përgjigj mua me gotat e rakisë, unë nuk jam marrë kurrë seç s’është jeta e tij personale, ç’bën ky, ç’përdor ky. Ku ta di unë, ca thonë drogë ca thonë… Nuk më hynë në punë fare. Se kur martohet se kur ndahet, se çfarë bën me të dashurat e veta në qeveri është punë për të, është personale. Se si vishet ky me atlete me brekushe është prapë personale. E gabuar është, nuk është e moralshme, por gjithsesu është personale. Unë me ketë do vazhdoj të merrem sa herë që ky të atakojë interesat e Shqipërisë”, ka thënë Dash Shehi.

Madje Dashamir Shehi tha se rakinë apo verën shqiptarët e kanë të drejtë zakonore që është trashëguar brez pas brezi.

“Bëj çfarë të kesh qejf me jetën tënde personale. Jam shumë i lumtur që në jetën time personale, në historinë time, zullumi më i madh që më kanë zbuluar është që pij raki apo verë. Punë e madhe fort, kjo është një e drejtë zakonore shqiptarët e kanë pirë gjithë jetën. As që më shqetëson fare, as më ka parë njeri as të pirë dhe as budalla. Atë e kanë parë nën efektet e atyre. Nuk është ky halli, në qoftë se njerëzit e politikës paska në këtë për zulim atëherë duhet me i mbajt në qafë. Se të tjerët kanë vjedh miliona, kanë bërë pallate, unë rri të “Ali Visha”, rri në katin e pestë”, tha ai.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama per dash shehin rakia e dashamir shehit dashamir shehi edi rama per dash shehin rakia e dashamir shehit

Sondazh

Poll