Politike

Meta komenton draft-opinionin e “Venecias”: Përgjigjet e mia janë shteruese, mbrojta Kushtetutën

4 Tetor 2019, 12:05 Nga DOSJA
Meta komenton draft-opinionin e “Venecias”: Përgjigjet e mia

Lezhë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar nga Lezha letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Venecias në lidhje për shkarkimin e tij.

Ai ka deklaruar se edhe në letrën e sotme ka sqaruar se në çdo rast ka mbrojtur Kushtetutën.

” Në çdo rast kam mbrojtur Kushtetutën. Përgjigjet e mia për Komision e Venecias janë shteruese.”, ka deklaruar Ilir Meta.

Për draft-opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen e shkarkimit të tij,  Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është kontradiktor, i pabalancuar dhe jo i plotë. Presidenti shprehet se projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias si organ këshillimor.

Më 27 shtator u publikua raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por theksohej se nuk mund të shkarkohet.Në raport shkruhej: “Në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll