Politike

Djegia e Kuvendit, deputetët: Shqiptarët duhet ta dinë informacionin sekret që mori Meta nga SHISH

4 Tetor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Djegia e Kuvendit, deputetët: Shqiptarët duhet ta dinë

TIRANË– Informacioni sekret i SHISH për djegien e godinës së parlamenti në 8 qershor, përmendur për herë të parë nga presidenti Ilir Meta, do të propozohet të deklasifikohet.

Disa prej anëtarëve të këtij komisioni i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se ky dokument që përbënte bazën kryesore mbrojtjes të presidentit kur ai dëshmoi, duhet ti tregohet publikut.

Dokumenti nuk e cenon sigurinë kombëtare apo të ndikojë në ndonjë hetim proaktiv të SHISH apo prokurorisë”, pohoi njëri nga anëtarët në komisionit hetimor, në kushtet e anonimatit.

Në të tilla kushte theksoi i njëjti burim, shqiptarët duhet të njihen me këtë informacion, të përdorur nga presidenti për të anuluar të drejtën e tyre për të votuar.

Top Channel dy javë më parë ekskluzivisht publikoi disa të dhëna të përmbajtjes së këtij dokumenti ku bëhet fjalë për ardhjen e disa mercenarëve nga Kosova që do të kryenin djegien e parlamentit.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kuvendit ilir meta djegia e kuvendit ilir meta

Sondazh

Poll