Politike

Ndërtimi i HEC-it në Mat ‘kërcënon’ jetën e banorëve, deputeti Halit Valteri: Të verifikohen shkeljet (VD)

4 Tetor 2019, 18:41 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Mat ‘kërcënon’ jetën e

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri gjatë seancës së djeshme plenare ngriti shqetësimin për ndërtimin e HEC-it në fshatin Gjoçaj në Mat.

Valteri tha se këtyre banorëve po u grabitet një pasuri natyrore nga babëzia e disa njerëzve për të shfrytëzuar gjithçka.

Ai kërkoi nga ana e qeverisë të verifikohet nëse ka apo nuk ka shkelje dokumentacioni në ndërtimin e këtij HEC-i.

Marr shkas të flas në këtë pikë, ku po ratifikojmë marrëveshjen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por jam i trishtuar njëkohësisht, ku ne aspirojmë në nivele të tilla, vetëm në letër, se në të vërtetë nuk kemi asnjë lloj lidhje. Nuk mundemi kurrsesi të jemi në këtë standard, ku grabitet prona e përbashkët dhe private, vetëm për të përfituar mijëra euro. Kjo ndodh dhe me skandalin e fundit që po përjetojnë banorët e fshatit Gjoçaj dhe Zallgjoçaj, ku perla e natyrës së Matit po shkatërrohet nga babëzia për të shfrytëzuar çdo gjë, pa marrë parasysh pasojat. Të braktisur nga pushteti lokal, ata i kanë varur shpresat tek ne dhe na kërkojnë të mos e humbin identitetin për vetëm për një grusht para, për ata, të cilët kanë firmosur këtë HEC. Do të kërkoja një nder personal qeverisë për të verifikuar ka apo ska shkelje dokumentacioni në këtë HEC, sepse e kemi për të detyrë ti dëgjojmë dhe mos ti braktisim këta njerëz të mrekullueshëm që kërkojnë ruajtjen e natyrës së vendit të tyre. Kanioni i Flimit ose i Zallgjoçajt të njohura dhe të mbrojtura si monumente kulture natyrore, të kategorisë së tretë, përcaktohen si monumente natyrore që zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, si territore të pashqetësuara”, u shpreh Valteri.

Në fjalën e tij, deputeti theksoi se ky HEC, nuk kërcënon vetëm lumin dhe natyrën, por edhe jetën e banorëve, të cilët sipas tij e kanë lidhur fatin  e jetës së tyre me fatin e këtij lumi.

HEC-I kërcënon jo vetëm lumin, por edhe sigurinë kombëtare dhe jetën e banorëve që kanë lidhur fatin e jetës së tyre me fatin e lumit prej 10 mijë vjetësh, thonë ekspertët”, tha deputeti Valteri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fshati gjoçaj halit valteri ndertimi i hecit ne mat fshati gjoçaj halit valteri ndertimi i hecit ne mat

Sondazh

Poll