Politike

Takimi me monitoruesen e OSBE-së, Celibashi: Të gatshëm për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve

Gjatë takimit, Celibashi ka vënë në dukje se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim, për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

18 Maj 2023, 13:50 Nga DOSJA
Takimi me monitoruesen e OSBE-së, Celibashi: Të gatshëm për
Ilirjan Celibashi dhe Audrey Glover

TIRANE- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar detaje nga takimi që pati me kryesuesen e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, zv. shefin e Misionit, Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë për 50 minuta. Celibashi theksoi se ishte një bisedë ku është folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 majit. Po kështu pohoi se janë të hapur për rekomandime. Gjatë takimit, Celibashi ka vënë në dukje se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim, për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar.

“Pritëm sot në KQZ Shqiperi drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE ODIHR, Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

E falenderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve #Vendore14Maj2023. Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar”, ka deklaruar Celibashi.

kreu i kqz ilirjan celibashi audrey glover

Sondazh

Poll