Politike

Glover në KQZ në të njëjtën kohë kur zhvillohej protesta e Forumit Rinor të “Bashkë Fitojmë”

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover është paraqitur pranë ambienteve të KQZ-së ku do të zhvillojë një takim, në të njëjtën kohë kur dhe po zhvillohej protesta e Forumit Rinor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

18 Maj 2023, 11:30 Nga m.s
Glover në KQZ në të njëjtën kohë kur zhvillohej
Protesta e Forumit Rinor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

TIRANË- Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover është paraqitur pranë ambienteve të KQZ-së ku do të zhvillojë një takim, në të njëjtën kohë kur dhe po zhvillohej protesta e Forumit Rinor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka dalë në protestë me Forumin Rinor të koalicionit para KQZ-së, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Ai tha se se rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar dhe se kjo protestë nuk i shërben vetëm Kamzës, por gjithë Shqipërisë.

“Zgjedhjet ishin në asnjë lloj pritshmërie. Ka një rezultat të paracaktuar. Ndaj do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur.

Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, deklaroi Hoxha.

kryesuesja e vëzhguesve të osbe odihr audrey glover forumi rinor protesta e bashke fitojme 18 maj 2023

Sondazh

Poll