Politike

“Votova Hoxhën e më doli Suli”, kandidati i "Bashkë Fitojmë" sfidon fituesin: Të votohet me fleta në 10 qendra, tërhiqem nga gara po humba

18 Maj 2023, 12:05 Nga m.s
“Votova Hoxhën e më doli Suli”, kandidati i
Arjan Hoxha

TIRANË- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan Hoxha, tha sot se ka marrë ankesa se në fletën e votimit, kur qytetarët tentonin të votonin emrin e Arjan Hoxhës, i shfaqej Rakip Suli dhe për këtë tha se ka prova. Ai akuzoi para KQZ se rezultati i 14 majit ishte i manipuluar dhe i programuar në votimin elektronik në Kamëz.

Hoxha shtoi se posedon pamje filmike dhe mesazhe, të cilat do t’i depozitojë në SPAK. Po ashtu, kandidati i Berishës e Metës sfidoi kryebashkiakun e ri-zgjedhur Rakip Sulin, që të rikryhet votimi në 10 qendra me fletë dhe nëse humb, do të largohet përfundimisht nga politika.

“Kemi disa pamje filmike, shkëmbime në komunikim mes individëve të pavarur nga ana jonë. Votova Hoxhën e më doli Suli, Kishte disa që thoshin nuk votova se s’më punoi. Ata bënin dorëzim të kontrolluar me patronazhistë. Shumë vota janë klikuar nga operatorët dhe jo nga votuesit.

Shoqërimin e kanë bërë ata që ishin jashtë. Dhe unë jam lejuar vetëm ti përshëndes e të qëndroj nga larg. Aktivistë dhe patronazhistë nuk e zgjedh votën për qytetarin. E them me përgjegjësi të plotë që do i dorëzoj në KQZ, une mbaj përgjegjësi publike dhe politike për këtë.

Do të kërkojmë ballafaqim në kërkesat tona. Kemi dashur të jemi konkret prandaj jemi votuar. Do të kërkojmë ballafaqimin e fletës fizike me pajisjen. Do të kërkojmë listat dhe sa prej tyre janë shoqëruar në qendrën e votimit. Shkelje e hapur e kodit zgjedhor. Janë aq të hapura shkeljet. Në Kamëz e them me përgjegjesi, PD do kishte vota më tepër. Unë e sfidoj Rakip Sulin të vendosin në 10 qendra fletë fizike dhe nëse fiton ai, une i shtrëngoj dorën dhe tërhiqem nga gara ime politike.

Kjo është në dëm të gjithë votuesve shqiptarë, ky është krim zgjedhor. Kamza është e vjedhur sot, për këtë mbaj përgjegjësi ju sfidoj edhe ju të shkoni në Kamëz. Ishte rezultat i paracaktuar. E vetmja mënyrë të merrej Kamza ishte votim elektronik, makineri e krimit zgjedhor. Unë bëj thirrje të vendosen sekuestro”, bëri thirrje Hoxha.

Rezultati në Kamëz ishte befasues ndaj kandatit të PS-Rakip Sulit në një bastion të djathë siç ishte Kamza. Rakip Suli fitoi me 60.65% votues në Kamzë, e ndërsa kandidati i BF Arjan Hoxha me 35.11 %. /Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 kandidati i “bashkë fitojmë” për kamzën arjan hoxha

Sondazh

Poll