Politike

Glover dhe Celibashi “kokë më kokë” për 50 minuta, në fokus zgjedhjet dhe raporti i OSBE-ODIHR

Zgjedhjet e 14 majit dhe çështjet që lidhen me gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR kanë qenë në fokus të takimit mes shefes së misionit Audrey Glover dhe kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi.

18 Maj 2023, 12:29 Nga m.s
Glover dhe Celibashi “kokë më kokë” për 50
Audrey Glover

TIRANË- Zgjedhjet e 14 majit dhe çështjet që lidhen me gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR kanë qenë në fokus të takimit mes shefes së misionit Audrey Glover dhe kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi. Takimi në fjalë ka zgjatur 50 minuta.

Glover në përfundim të takimit nuk dha detaje në lidhje me atë se çfarë ka diskutuar me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Në zgjedhjet e 14 majit, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend. Një ditë pas zgjedhjeve vendore, vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE-ODHIR, përcollën të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor.

Përfaqësuesja e OSBE-ODIHR, Audrey Glover, i ka vlerësuar zgjedhjet vendore përgjithësisht të mirë organizuara, si dhe e konsideroi punën e KQZ si të përpiktë dhe korrekte. Glover kritikoi ashpër praninë e shumë njerëzve afër qendrave të votimit për të cilat ajo tha se ishin aty për të intimiduar dhe për të ndikuar në zgjedhje.

audrey glover ilirjan celibashi

Sondazh

Poll