Politike

Propozimi i Salianjit: Analizë dhe reflektim! Të mblidhet grupi parlamentar me të gjithë deputetët

Salianji tha se ka deputetë që kanë punuar kundër opozitës ose nuk janë angazhuar fare në zgjedhje, ndërsa tha se grupi i vulës pritet të fragmentarizohet edhe më tej për shkak të ambicieve personale.

18 Maj 2023, 11:05 Nga f.g
Propozimi i Salianjit: Analizë dhe reflektim! Të mblidhet grupi
Ervin Salianji, kryetari i komanduar i grupit te vules

TIRANE- Ervin Salianji, kryetari i komanduar i grupit parlamentar 'Alibeaj' i njohur edhe si grupi i vulës, propozoi sot mbledhjen e grupit parlamentar të  PD me pjesëmarrjen e të dy grupeve për të  analizuar gjendjen ku është sot partia. Salianji tha se ka deputetë që kanë punuar kundër opozitës ose nuk janë angazhuar fare në zgjedhje, ndërsa tha se grupi i vulës pritet të fragmentarizohet edhe më tej për shkak të ambicieve personale.

“Gjithsecili që ka ambicie skema, apo do t’i përdorë këto momente të PD-së, duhet të reflektojë për interes të demokratëve. Opozita duhet të dokumentojë dhe të merret me veten. Gjithsecili duhet të ulet dhe të tejkalojë veten për të gjetur mekanizmat e duhur për t’u hapur drejt shoqërisë. Të gjithë deputetët e opozitës duhet të mblidhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje. Nëse nuk kanë interesa të përbashkëta me demokratët e bazës, opozita duhet të bëjë një riorganizim të ri. Nuk është momenti që të krijohen ngërçe të tjera për të bllokuar urat e komunikimit mes demokratëve, Ky është një moment që duhet ta lexojmë drejt rezultatin. U bënë disa zgjedhje që Rama nuk ndryshon. Vërtetohet ajo që themi që është një regjim, që Shqipëria nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke qenë se herë pas here po i kthehemi të njëjtës situatë, duhet të kemi ndryshime reale dhe gjithsecili duhet ta bëjë analizën në zonën ku ka bërë fushatë. Deputetët e PD-së që nuk bënë asnjë ditë fushatë nuk mund të kërkojnë llogari. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Në këtë sens duhet që të mbajnë përgjegjësi dhe të shohin çfarë kanë bërë vetë. Ata që kanë pasur përgjegjësi konkrete në zonat e tyre të mbajnë përgjegjësi për rezultatin”./Dosja.al

 

ervin salianji seance plenare 18 maj 2023

Sondazh

Poll