Politike

Berisha: 2 persona janë të larguar nga PD, Lul Brava dhe Alibasha, jemi të hapur për të gjithë

Berisha tha se fitorja e PS ishte "tmerrfitore" e bazuar në mekanizma ala Putin. 

18 Maj 2023, 13:13 Nga f.g
Berisha: 2 persona janë të larguar nga PD, Lul Brava dhe Alibasha,
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se PD është e hapur të mirëpresë këdo që kërkon ti bashkohet, përfshirë edhe grupin e vulës, por e njëjta derë është e mbyllur për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Berisha tha se fitorja e PS ishte "tmerrfitore" e bazuar në mekanizma ala Putin. 

Sali Berisha: Qendrimi dhe deklarata ime dhe e partisë është kjo. Dy persona janë të larguar nga PD, Lul Brava dhe Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për  të gjithë. Pengjet e Edi Ramës u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme nga ai për  të goditur opozitën shqiptare. Përsa i përket atij rezultati iu bëj thirrje ti lexoni rezultatet me realizëm. PD iu mohua logo, PD iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama, kur ringu ishte përgatitur për ndeshje, me mekanizma ala putin, shpalli veten fitimtar duke  moslejuar kundërshtarin të hyjë në ring. ç'fitore është ajo?  Ajo është tmerr fitore. Pasojat ishin për PD, por më të këqija ishin për të. Ai parashikoi që ajo të ishte kolpo di grazia. Ti jepte një goditje asgjësuese, përfundimtare, por u përball me të kundërtën. Aktet e tij, kriminale. 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha, 200 mijë u përjashtuan nga listat u ngritën dhe i thanë që opozita është e pamposhtur. Këto zgjedhje janë farsë. Ne jemi zotuar se do të mbrojmë votën. Mediat po përpiqen të bëjnë fajtor viktimën dhe jo hajdutin. Ky është akt amoraliteti. Ata të dy janë larguar vetë nga partia./Dosja.al

sali beri enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll