Politike

A do të rikthehet Basha në PD? Çollaku: Nëse merr mbështetjen e demokratëve, patjetër që po!

Çollaku tha se vetë ish-kryeministri Berisha duhet të marrë një rol aktiv në bashkimin e PD-së, ku nëse gjendet vullneti i përbashkët mund të mbahet dhe një kongres pajtimi.

18 Maj 2023, 11:49 Nga A.B
A do të rikthehet Basha në PD? Çollaku: Nëse merr
Kreshnik Collaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet më të fundit nga kampi blu.

Për 'Euronews Albania', Çollaku tha se vetë ish-kryeministri Berisha duhet të marrë një rol aktiv në bashkimin e PD-së, ku nëse gjendet vullneti i përbashkët mund të mbahet dhe një kongres pajtimi.

"Si një baba i madh i kësaj shtëpie, nëse mund ta quajmë kështu zotin Berisha, duhet ai ta ndihmojë bashkimin e demokratëve. Duhet t’i ndihmojë demokratët të bashkohen. Kjo është rruga ku dihet të shkojmë. Në rast se ky vullnet ndodh pastaj pjesa tjetër janë procedura që mund të ndiqen. Një Kongres pajtimi dhe bashkimi I strukturave të të dyja palëve që ndodhen në të gjithë territorin"

Në lidhje me një rikthim të Bashës në krye të PD-së, Çollaku tha se nuk ka dijeni në lidhje me projektet politike të zotit Basha, por theksoi se kushdo që merr votëbesimin e demokratëve mund ta drejtojë PD-në.

“Basha ka drejtuar me problematikat e veta por në mënyrë serioze Partinë Demokratike. Unë bëj pjesë te njerëzit që mendojnë se çdokush pa asnjë lloj përjashtimi ka të drejtën të bëhet pjesë e këtij momenti. Unë jam i çuditur pse nuk është angazhuar në mënyrë më publike në këtë fushatë. Nuk e di se si e ka projektin e tij personal politik apo ambicien e tij, nëse e ka ta ballafaqojë me demokratët dhe nëse merr mbështetjen e tyre patjetër mund ta drejtojë PD-në, apo çdokush tjetër që mund të marrë mbështetjen e demokratëve”.

kreshnik collaku

Sondazh

Poll