Bota

Zgjidhet MISTERI, pas 54 vitesh FBI arrin të identifikojë vrasësin serial 'Zodiac'

Ndërkohë që FBI-ja e mohon se çështja është zgjidhur, teksa konfirmon se ajo është rihapur së fundmi në tetor të vitit 2021.

18 Maj 2023, 11:33 Nga a.l
Zgjidhet MISTERI, pas 54 vitesh FBI arrin të identifikojë
Vrasësi serial

SHBA- Autoritetet në SHBA pretendojnë se FBI-ja ka arritur të identifikojë njeriun që dyshohet se ishte 'vrasë si famë keq i Zodiakut'. Hetuesit besojnë se autoritetet janë pë rpjekur të arrestojnë vrasë sin serial kur ai ishte ende gjallë . Sipas gazetarit, Thomas Colber, një burim brenda FBI-së i konfirmoi se veterani i Forcave Ajrore Gary Francis Poste është i dyshuari kryesor për këto vrasje që shkaktuan ankth te amerikanët për vite me radhë.

Ai pretendon se laboratorët e FBI -së kanë një mostër të pjesshme të ADN-së që e lidh atë me vrasjet, teksa tashmë është shumë vonë për publikimin e këtyre të dhënave të reja pasi i dyshuari ka vdekur në vitin 2018.

“I dyshuari ishte në listën e FBI si vrasësi Zodiac që prej vitit 2016”, shkruhet në deklaratën e organizatës së Colbert, “Case Breakers”.

Ndërkohë që FBI-ja e mohon se çështja është zgjidhur, teksa konfirmon se ajo është rihapur së fundmi në tetor të vitit 2021.

“Case Breakers” një muaj më parë e lidhi Gary Francis Poste me 5 vrasje që kishin ndodhur në Bay Area në vitet 1968 dhe 1969. Gjithashtu, organizata akuzoi autoritetet e asaj kohe se kishin injoruar provat dhe ligjet e shtetit për zbardhjen e këtyre vrasjeve. Në një deklaratë, Zyra e FBI-së në San Francisko tha për mediat se rasti mbeti i pazgjidhur teksa kërkoi respekt për viktimat dhe familjet e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

Por si ndodhi ngjarja? 

Pesë persona u goditën me thikë për vdekje në Kaliforninë Veriore në vitet 1968 dhe 1969 dhe vrasësi i tyre dërgonte letra tallëse dhe kriptograme në polici. Vrasësi u quajt “Zodiac” sepse disa nga kriptogramet e tij përfshinin simbole dhe referenca astrologjike. 

gary francis poste

Sondazh

Poll