Sport

Katia, vajza e Ançelottit, në mbrojtje të të jatit pas humbjes ndaj Cityt: “Më vjen turp”

Italiania ka shkruar një mesazh të fuqishëm ndaj disa gazetarëve, në 'stories' e saj në Instagram duke dashur të mbrojë të jatin.

18 Maj 2023, 10:55 Nga DOSJA

Katia, vajza e Ançelottit, në mbrojtje të të jatit pas

ITALI - Humbja e dhimbshme (4-0) ndaj Manchester Cityt e ka prekur shumë dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Por mbi të gjitha për Carlo Ancelottin, i cili po sheh se sa zëra po kërkojnë largimin e tij nga pankina ‘los blancos’ për sezonin e ardhshëm. 

Një fakt që ka bërë që vajza e tij, Katia Ancelotti, të shpërthejë në rrjetet sociale kundër një sektori të gazetarisë sportive: “Më vjen turp për nivelin e një gazetarie sportive”, ka shkruar italiania përmes storjeve të saj në Instagram, duke i dalë në krah të jatit.

"Djali im 8 vjeç do të bënte pyetje dhe do të jepte mendime shumë më inteligjente. E korrigjoj: djali im 5 vjeç. Por vetëm sepse vajza 18-muajshe ende nuk flet", përfundon ajo mesazhin e saj.

Katia, vajza e Ançelottit, në mbrojtje të të jatit pas

Dhe është e rëndësishme të theksohet se trajneri i Real Madrid ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në këtë fazë të dytë në te ‘los blancos’. Diçka që ka edhe më shumë meritë, duke marrë parasysh edhe shpenzimet e pakta për transfertat që janë bërë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll